VIZITA E LORDIT RUSSEL JONSTON NW IOK

07/04/2006

Raportuesi i Komitetit për Çështje Politike te Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Lord Russell-Jonston, sot vizitoi Institucionin e Ombudspersonit në Prishtinë, ku u takuar me U.D. Ombudsper

Gjatë takimit, z. Hilmi Jashari, duke informuar mbi punën dhe aktivitetin e Institucionit, në veçanti, foli për sfidat dhe synimet e Institucionit të Ombudspersonit, si i vetmi mekanizëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Gjatë diskutimit, Lord Russell-Jonston shprehu gatishmërinë e Këshillit të Evropës për një mbështetje të fuqishme për rolin dhe punën e IOK-së, në veçanti, për rëndësinë e fuqizimit të mandatit të saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Z. Jashari, gjithashtu, e informoi Lordin Rusell-Jonston për angazhimin e institucionit në përgatitjen e ligjit të ri për IOK-në nga organet e Kuvendit të Kosovës.