VIZITA E KOMISIONARIT TE LARTE TE OSBE-SE NE IOK

01/03/2006

Komisionari i lart të OSBE-së për pakica nacionale ambasadori Rolf Ekues, sot vizitoi Institucionin e Ombudspersonit në Prishtinë, ku është takuar me u.d. Ombudspersonit z. Hilmi Jashari

Z. Jashari duke folur për punën dhe aktivitetin e institucionit,
e informoi z. Ekeus, për situatën e të drejtave të njeriut e veçanërisht për të drejtat e komuniteteve pakice në Kosovë.
Ai po ashtu foli për sfidat që e presin institucionin e Ombudspersonit gjate procesit te kosovarizimit.

Gjatë takimit ambasadori Rolf Ekeus, mbështeti punën e Ombudspersonit në ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe në ndërtimin e besimit të qytetarëve ndaj institucionit.

Ekuesi po ashtu siguroi institucionin e Ombudspersonit që në periudhën e tranzicionit do ta kenë përkrahjen e OSBE-së.

Komisionari i lart të OSBE-së z. Ekeus është shoqëruar nga shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë z. Werner Wnendt.