OMBUDSPERSONI I KOSOVËS MBAJTI TAKIME ME PËRFAQËSUESIT E GREVISTËVE TË SHËRBIMIT CIVIL DHE TË ARSIMTARËVE

13/10/2005

Prishtinë, Kosovë, Më 12 tetor 2005, Ombudspersoni pranoi anëtarët e Këshillit Grevist të Sindikatës së Ministrisë së Shërbimeve Publike me qëllim që të diskutojnë që ata pohojnë të jenë probleme të brendshme serioze në ministri. Këto probleme të brendshme janë rezultat i vazhdimit të protestës së disa punëtorëve të ministrisë. ( përfaqësuesit po ashtu theksuan se ishte i pavend veprimi i policisë kundër tyre në ministri pas protestës).
Në po të njëjtën ditë, një takim i ngjashëm është mbajtur në Institucionin e Ombudspersonit me përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës. Ata e informuan Ombudspersonin për arsyet e protestës së arsimtarëve në tërë territorin e Kosovës. Sipas Sindikatës, ata kryesisht po kërkojnë që qeveria të zbatoj vendimet e saj dhe marrëveshjen kolektive, që garanton ngritje të pagave të punëtorëve në sektorin arsimor.
Pas këtyre takimeve, më 13 tetor 2005, Ombudspersoni është takuar me ZPSSP-në për Administratë Civile, Patricia Waring, me qëllim që të informohet për reagimet e UNMIK-ut lidhur me protestat e lartpërmendura.
Në të dy rastet, Ombudspersoni premtoi se do të ndërmarr hapa në pajtim me kompetencat e tij.