INSTITUCIONI I OMBUDSPERSONIT NË KOSOVË MBËSHTET KËRKESËN E MINORITETEVE KOSOVARE DUKE HAPUR NËN-ZYRE NË AFËRSI TË PEJËS
19/09/2005
Prishtinё – Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë lajmëron për hapjen e një nën-zyreje të terrenit në fshatin Vide/Vidanje afër Klinës. Zyrja është hapur në fund të javës së kaluar në mënyrë që të përmirësohet qasja e minoriteteve në Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë dhe kryesisht do të shërbejë për komunitetet minoritare që jetojnë afër Pejës.
Edhe pse shpenzimet e tanishme rreth hapjes së nën-zyrës janë mbuluar nga donacionet ndërkombëtare në dispozicion, në vitin 2006, shpenzimet e zyrës pritet të mbulohen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.