OMBUDSPERSONI I KOSOVËS Z. MAREK ANTONI NOWICKI U TAKUA ME RAPORTUESIN Z. LLOYD, REPORTER E ASAMBLES PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS, PËR SITUATËN E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË, TOMY LLOYD

21/01/2004

Në këtë takim Ombudspersoni i Kosovës, e njohu z. Lloyd, me punën e insitucionit dhe me situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë nga perpektiva e institucionit. Z. Nowicki dhe z Lloyd gjatë takimit biseduan për situatën momentale të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe shkëmbyen përvojat dhe mendimet e tyre në këtë lëmë.
Vizita e z. Lloyd, është në kuadër të përpjekjeve të përagaditjës së një raporti për të drejtat e njeriut në Kosovë i cili do të jetë bazë për diskutimin publik të kërkuar nga uioni serbo-malazez në Asamblen Parlamentare të KE në Strasburg.
Ky takim, është një pjesë e bashkëpunimit të gjatë dhe të ngushtë ndërmjet të Institucionit e Ombudspersonit të Kosovës dhe atij të Këshillit të Evropës.
Debati publik në fjalë, do të jetë debati i parë ndërkombëtarë i këtij niveli për të drejtat e njeriut në Kosovë.