VIZITA E OMBUDSPERSONIT NE BURGUN E DUBRAVES
Me kërkesën e të burgosurve dhe njëkohësisht të drejtorisë së burgut në Dubravë, përfaqsuesit e Institucionit të Ombudspersonit të Kosovës kanë vizituar të burgosurit në bllokun IV të burgut të lartëpërmendur më 06 shtator 2003.
Pas bisedave me përfaqsuesit e të burgosurve të 4 pavijoneve të bllokut IV, përfaqsuesit e Ombudspersonit kanë ndërmarr iniciativë për ndërprerjen e grevës së urisë të të burgosurve në të gjitha blloqet e burgut të Dubravës. Si rezultat i bisedave të lartëpërmendura të shtunën mbrëma më 06 shtator 2003, është arritë pajtimi që të ndërprehet greva e urisë në të gjitha blloqet e burgut dhe të fillohet me marrjen e ushqimit sipas orarit të përcaktuar.
Gjithashtu, të dielën më 07 shtator 2003 për shkak të barikadimit të të burgosurve në njërin krah të bllokut V-të, përfaqsuesit e Institucionit të Ombudspersonit ishin ftuar nga ana e drejtorisë së burgut dhe të burgosurve për një ndërmjetësim. Si rezultat i këtij ndërmjetësimi ishte arritur marrveshje në mes të burgosurve dhe drejtorisë së burgut për debllokimin e krahut të përmendur, ndërsa tre të burgosurve u është mundësuar transferimi sipas kërkesës së tyre.
Përfaqsuesit e Ombudspersonit të hënën më 08 shtator 2003 kanë vizituar të burgosurit e përmendur në burgjet ku ishin dërguar me çrastë kanë konfirmuar se trajtimi i tyre ishte korrekt.
Institucioni i Ombudspersonit edhe më tej do të përcjell gjendjen e të burgosurve në burgun e Dubravës si dhe në burgjet e tjera të Kosovës sa i përket realizimit të të drejtave të burgosurve dhe sigurimit të përgjithshëm në këto burgje.