OMBUDSPERSONI VIZITOI FAMILJET E VIKTIMAVE TE GORAZHDECIT

14/08/2003

Ombudspersoni i Kosovës z. Marek Antoni Nowicki, pas lajmit tragjike në Gorazhdec, sot në mëngjes me zëvendësin e tij z. Ljubinko Todoroviq, vizituan familjet e viktimave, të këtij akti barbar ndaj fëmijëve të pafajshëm.
Z. Nowicki duke biseduar për situatën e sigurisë, theksoi se pret një hetim efektiv për ti sjellur kriminelët e këtij akti para drejtësisë, por jo vetëm në këtë rast por edhe të rasteve tjera të krimit ndëretnik.
Ata që kryejn akte të tilla, duhët ta kuptojnë se këto akte janë kundër kosovës kundër interesave e këtij populli. Në kosovë nuk do të ketë ardhmëri pa vëndosjen eë rendit dhe ligjit, në se fëmijtë afër lumit e nën rrezet e dielit mund të janë shenjstër e “kallashnikut”.
Përgjegjësia e liderëve dhe politikanve kosovarë, si dhe institucioneve ndërkombëtare është që jo vetëm ti gjykojnë aktet të tilla, por më shumë të përpjeqen për krijimin e një jete më të sigurt dhe të qetë, për të gjithë.
Nga ana tjetër në kosovë çdo njëri duhët ta kuptoj se Serbët dhe popullatat të tjerë joshqiptare, po ashtu kanë të drejtë në jetë dhe në siguri.