LETER E HAPUR E ARMATES KOMBETARE SHQIPTARE

18/04/2003

Me një ndjenjë të shkurajimit të thellë i kam përcjellur raportet e mediave lidhur me shkatërrimin e dhunshëm të urës në veri të Kosovës, dhe krenarinë tuaj të shprehuar dukshëm për kryerjen e këtij akti.
Nuk ka kurrfarë mënyre për ta përshkruar këtë ndodhi si diçka tjetër përveç aktit terrorist. Këtë definicion nuk e ndryshon fakti që ju konsideroni që motivet e juaja politike arsyetojnë shkaktimin e shkatërrimit dhe dhunës në tokën që pohoni të e çmoni.
Një e ardhme e civilizuar dhe e begatshme e Kosovës mund të arrihet vetëm me mjete konstruktive dhe demokratike, e jo përmes terrorizmit.