LESHIMI I RAPORTIT NGA OMBUDSPERSONI LIDHUR ME RASTIN E GANI THACIT KUNDER UNMIK-UT

17/04/2003

Në këtë Raport, Ombudsperson shqyrtoi ankesën e z. Thaçit që defektet në procedurat lidhur me suspendimin dhe përjashtimin e tij nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) në vitin 2001, kishin shkelur të drejtën e tij për një proces të rregullt të garantuar me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ai gjithashtu u ankua për shkeljen e të drejtës së tij për lirinë e shprehjes të garantuar me nenin 10 të Konventës, pasi që suspendimi i tij duket të kishte qenë i bazuar në deklaratat që ai i kishte dhënë shtypit lidhur me çështjet e brendshme të TMK-së.
Ombudsperson gjeti që TMK-ja, organet disciplinore të TMK-së dhe PSSP-ja (në kapacitetin e tij si autoriteti më i lartë administrativ mbi çështjet e TMK-së) kishin dështuar të përgjegjen në kërkesat e përsëritura të aplikantit si për iu siguruar një vendim të arsyetuar me shkrim mbi përjashtimin e tij nga TMK-ja, ashtu edhe për ta shqyrtuar ankesën e tij kundër suspendimit. Gjykata kompetente ishte deklaruar përmes vendimit zyrtar që nuk ishte në gjendje të shqyrtojë rastin deri sa të mos shfrytëzoheshin të gjitha kanalet e shqyrtimit administrativ, duke përfshirë edhe vendimin e PSSP-së. Gjykata sypreme, që ka juridikcion ta urdhërojë PSSP-në të leshojë vendimin me shkrim të kërkuar me ligj, gjitashtu kishte dështuar të ndërmarrë veprimin përkatës. Ombudsperson gjeti që dështimi total i të gjitha autoriteteve administrative për t´u pajtuar me obligimet e tyre ligjore që të ia sigurojnë aplikantit një vendim të arsyetuar me shkrim ia kishte pamundësuar aplikantit që rasti i tij të shqyrtohej në pajtim me Kornizën Kushtetuese dhe parimet e sundimit të ligjit. Prandaj, ka pasur shkelje të të drejtës së z. Thaçit për një proces të rregullt të garantuar me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Lidhur me ankesën e z. Thaçit që e drejta e tij për lirinë e shprehjes ishte shkelur, Ombudspersoni gjeti që Kodi Disciplinor i TMK-së ndalon qartas anëtarët e TMK-së që të kenë kontakte të pautorizuara me mediat. Ombudspersoni gjithashtu vërejti që deklaratat e z. Thaçit lidhur me çështjet e TMK-së ishin shpërndarë gjërësisht përmes një gazete ditore, me artikuj që ishin paraqitur pesë ditë me rradhë dhe në lidhje me të cilët gazeta kishte publikuar kopje të korrespondencës mes aplikantit dhe autoriteteve të ndryshme të TMK-së, si dhe kopje të dokumenteve të brendshme të TMK-së. Ombudspersoni konsideron që ndikimi i këtyre veprimeve në disciplinën e TMK-së mund të kishte pasur efekt aq të madh sa për të sjellur deri te shqiptimi i masave disciplinore kundër z. Thaçit, dhe që veprimet që janë ndërmarrë në këtë drejtim nuk mund të konsideroheshin të kishin qenë joproporcionale. Prandaj, nuk ka pasur shkelje të të drejtës së z. Thaçit për lirinë e shprehjes të garantuar me nenin 10 të Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut.
Ombudspersoni rekomandoi që PSSP-ja, jo më vonë se më 16 maj 2003, të sigurojë që autoritetet kompetente administrative të ia lëshojnë aplikantit vendimet e arsyetuara me shkrim mbi përjashtimin e tij nga TMK-ja, si dhe të marrin mbi vete të marrin pjesë plotësisht në çfarëdo procedurash që do të mund të lindin pas përfundimit të procesit rezultues të shqyrtimit administrativ, në pajtim me vendimet e Gjykatave Rajonale relevante dhe Kornizën Kushtetuese.