LETER E OMBUDSPERSONIT PER MINISTRINE E TREGTISE DHE INDUSTRISE LIDHUR ME REGJISTRIMIN E BIZNESEVE

21/03/2003

Sot, Ombudspersoni i dërgoi një letër Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, në të cilën shprehu brengat e tij lidhur me faktin që Njësitë për Regjistrimin e Biznesit në mbarë Kosovën duket të kenë regjistruar si biznese personat që janë prezentuar si notarë dhe avokatë.
Në letrën e tij, Ombudsersoni theksoi që nuk ka ligj mbi notarët dhe që si rrjedhim askush në Kosovë nuk do të duhej të regjistrohej si biznes në bazë të deklaratës që ai apo ajo është notar. Ombudspersoni gjithashtu vërejti që Njësitë për Regjistrimin e Biznesit kanë regjistruar si biznese individët të cilët ose nuk kanë qenë të licensuar ta praktikojnë ligjin, ose kanë qenë të larguar nga praktikimi i ligjit për shkak të sjelljes së keqe profesionale.
Në shtetet demokratike evropiane, si notarët ashtu edhe juristët bëjnë pjesë në pozitat e besimit publik. Avokatët luanjë një rol të rëndësishëm në administrimin e drejtësisë, duke shërbyer si ndërmjetësues mes individëve dhe gjykatave. Atëherë kur autoritetet e qeverisë regjistrojnë si “biznese” personat që nuk kanë të drejtë të ushtrojnë këto funkcione të rëndësishme, ato autoritete mund të jenë duke asistuar në kryerjen e mashtrimit ndaj të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë të cilët mund të i ofrojnë vetes këto shërbime duke u bazuar vetëm në regjistrimin e biznesit, për ta zbuluar më vonë që kanë paguar për shërbimet të cilat nuk mund të ofrohen ligjshmërisht.
Ombudspersoni kërkoi bashkëpunim më të mirë dhe koordinim të procesit të regjistrimit të bizneseve në Kosovë për të siguruar që sundimi i të drejtës të rivendoset në këtë lëmi shumë të rëndësishme.