Ombudspersoni i dergoi nje leter kryesuesit te Komisionit per Kërkesa Pronësore dhe Banesore

25/02/2003

Marek Antoni Nowicki, , si organ që ka autoritetin përfundimtar administrativ mbi kërkesat që janë parashtruar pranë Drejtorisë për Çështje Pronësore dhe Banesore

Sot, z. Marek Antoni Nowicki, i dërgoi një letër kryesuesit të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe Banesore, si organ që ka autoritetin përfundimtar administrativ mbi kërkesat që janë parashtruar pranë Drejtorisë për Çështje Pronësore dhe Banesore (DÇPB/Habitat).
Ombudspersoni theksoi që Ligji mbi Procedurën Administrative, ashtu edhe Rregulloret e UNMIK-ut, i obligojnë organet administrative siq janë DÇPB dhe Komisioni për Kërkesa Banesore që t’i zgjedhin kërkesat e parashtruara pranë tyre brenda një kohe të arsyeshme. Ai vërejti që në rastin kur Drejtoria për Çështje Pronësore dhe Banesore ka dështuar të marrë një vendim mbi një kërkesë brenda një kohe të arsyeshme, Komisioni për Kërkesa Banesore, si organ superior, duhet që ta urdhërojë DÇPB ta marrë vendim, ose ta marrë atë vendim vetë.
Secili individ që është duke pritur një kohë të gjatë për një vendim nga DÇPB/Habitati ka të drejtë të ankohet drejtëpërdrejtë pranë Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe Banesore. Atëherë, Komisioni duhet të marrë një vendim përfundimtar brenda 2 muajve.
Komisioni gjithashtu mund të veprojë me vetëiniciativë për të marrë vendimet përfundimtare në rastet kur ka pasur vonesa të mëdha të paarsyeshme. Ombudpsersoni i këshilloi ata që ta bëjnë këtë në raste të caktuara specifike.