Ombudspersoni i ka derguar leter PSSP-se lidhur me ceshtjet e pronave
Sot në mëngjes, z. Marek Antoni Nowicki, Ombudspersoni i Kosovës, i dërgoi një letër z. Michael Steiner, Përfqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, duke kërkuar nga ai që të sqarojë çështjet në lidhje me zgjidhjen e ankesave pronësore të bëra pranë Drejtoratit për çështje pronësore dhe banesore dhe Komisionit të ankesave për çështje pronësore dhe banesore.
Në mënyrë të veçantë, Ombudspersoni kërkoi nga PSSP që të sqarojë për publikun nëse është zgjatur apo jo afati për mbushjen e formularëve, dhe nëse ai është zgjatur – deri në çfarë date është zgjatur. Gjithashtu, Ombudspersoni kërkoi nga PSSP që ta informojë publikun rreth ndërlikimeve që sjell një zgjatje e tillë e afatit në zgjidhjen e shpejtë të ankesave pronësore të cilat tani janë ne pritje për t´u zgjedhur.