Takimi i Ombudspersonit me perfaqesuesit e personave te verber
Përfaqsuesët e verbërve të Kosovës e informuan Ombudspersonin e Kosovës për situatën e vështirë personave të verbër si dhe për problemet me të cilat balafaqohën në jet&eum
Z. Marek Antoni Nowicki Ombudspersoni i Kosovës, priti delegacionin e Personave të Verbër të Kosovës në krye me Mexhid Foniqin.
Përfaqsuesët e verbërve të Kosovës e informuan Ombudspersonin e Kosovës për situatën e vështirë personave të verbër si dhe për problemet me të cilat balafaqohën në jetën e përditëshme. Verbërt në Kosovë nuk kan kurfare mbrojtje ligjore ose ndihmë sociale në realitet, nga insitucionet përkatëse Kosovarë.
Përfaqësuesi i personave të verbër paraqiti shqetësimet e veta për situatën aktuale në të cilën tani ndodhën, duke përmendur largimet nga puna e kësaj kategorie individëve si dhe trajtimin e tyre jo adekvatë në skemën e ndihmave siciale, të aprovuara nga UNMIK-u, dy vjetë më parë.
Në krahasim me shoqërit modern, situata e kësaj kategorie të njerëzve seriozishtë të hendikepuar është papranushme, ndihën të vetmuar dhe kërkuan mbështetjën e Ombudspersonit të Kosovës.
Z. Nowicki, Ombudspersoni i Kosovës, për të ndihmuar të verbërve premoti se do ta analizojë statusin e tyre ligor dhe në bazë të analizave, autoriteteve kompetente do ti dërgoi rekomandimet dhe propozimet e veta për përmisimin e situatës të personave të verbër në Kosovë.