Komunikate per media

27/11/2002

Z. Marek Antoni Nowicki dje (26.11.2002) vizitoi Gjeneralin Fabio Mini, Komandant i KFOR-it në Prishtinë.
Ombudspersoni i Kosovës dhe Komandanti i KFOR-it, duke vlersuar situatën aktuale në kosovë, biseduan për mundësitë e përparimit të bashkpunimit të më tejshëm në mes të Institucionit të Ombudspersonit dhe KFOR-it.
Gjatë këtij takimi Ombudspersoni Kosovës Z. Nowicki , u interesua për rastet e arrestimeve në kampin “Bondsteel” si dhe për mundësinë e mbrojtjes ligjore për të arrestuarit.
Ombudspersoni i Kosovës po ashtu u informua edhe për politikën KFOR-it në lidhje me kompenzimin e dëmve në pronat e individve gjatë operacioneve.
Në këtë takim ku është biseduar edhe për situatën e sigurisë e në veqanti për sigurin e komuniteteve, Ombudspersoni i Kosovës Z. Nowicki dhe Komandanti i KFOR-it Gjeneral Mini, ranë dakord për emërtimin e oficerit special për ndërlidhje me qëllim të lehtësimit të kontakteve në mes të dy institucioneve.