Vizita e Ombudspersonit ne Cernice te Gjilanit

15/09/2002

Gjate vizites ne Cernice te Gjilanit, Ombudspersoni eshte takuar me perfaqesuesit serbe dhe me ata amerikane.

Ombudspersoni i Kosovës z. Marek Antoni Nowicki me bashkpuntorët e tij e vizituan fshatin Cërnicë të Gjilanit, ku me përfaqsuesit Serb si dhe me administratorin rajonal Pasqualino Vendecchia dhe me përfaqsuesin e KFOR-it Amerikan biseduan për problemin e sigurimit të përcjelljës në shkollë e një grup nxënesi serb.
Përfqsuesit të KFOR-it e informuan Ombudspersonin mbi planin e tyre për të zgjedhur kët problem të nxënve serb në kët fshat. Ashtu që KFOR-i do të krijoj në zonë sigurie për levizjën e lirë të nxënësve Serb, të cilët afër dhjet javë nuk muajnë të zhvillojnë mësimin në shkollë.
Z. Nowicki, Ombudspersoni i Kosovë pas bisedimeve, kërkoi që të gjitha strukturat e interesuar punojnë në eliminimit e këtij problemi dhe që nxënësit të fillojnë të shkojnë në shkollë.
Po ashtu Ombudspersoni i Kosovës dje e vizitoi fshatërat Biça dhe Graboc të komunës Burimit. Këto janë fshatërat ku pas fshatit Osojane, refugjatët Serb nga Sërbia do të kthehen.
Z. Nowicki gjatë kësaj vizite bisedoi me përfasuesit familjeve Serbë të cilët kanë vendosur të kthehën në vendet e tyre, si dhe me përfqsuesit të KFOR-it dhe UNHCR, për kushtet e kthimit dhe realizimin e projektit të ndërtimit e 42 shtëpive për refujgatë serb, ku një pjesë e tyre momentalisht jeton nën tenda.
Kryefamiljarët serb duke shprehur gëzimin që pas tre vite kthehën në fshatrat e tyre, po ashtu Ombudspersonin e njoftuan me problemin e ujit, ushqimit, shëndetësisë si dhe shkollimit të fëmijve tyre.
Ombudspersoni i Kosovës shprehu besimin e tij se autoritet kompentete dhe përgjgësit e këtij projekti do të punojnë në eliminimin e këtyre problemeve si dhe në ralizimin e projektit të ndërtimit shtëpive për refugjatët.