OMBUDSPERSONI I KOSOVËS, TAKOI DELEGACIONIN E INVALIDËVE TË PUNËS TË KOSOVËST“

31/05/2002

Perfaqesuesit e invalideve te punes te Kosoves informuan Ombudspersonin lidhur me gjendjen e rende te jeteses se tyre

Delegacioni i përbërë nga Bejtullah Hoti, Drejtor i Bordit të invalidëve të punës së Kosovës, Shefki Miftari, Sekretar i përgjithshëm i Bordit, Muhamed Quçalla, Kryetar i Kryesisë së invalidëve të punës së Kosovës dhe përfaqësues tjerë, informuan z. Marek Antoni Nowicki për situatën e vështirë të invalidëve kosovarë, duke cekur se kushtet e jetës të invalidëve janë shumë të rënda. Ata gjithashtu pretendojnë se më shumë se tri vite nuk kanë marrë kurfarë pensioni dhe se Qeveria e Kosovës nuk kujdeset për situatën e tyre.
Në këtë takim përfaqësuesit e invalidëve në detaje informuan Ombudspersonin Nowicki për situatën e invalidëve dhe kërkuan mbështetjen e tij duke cekur se do të vazhdojnë me protesta të ndryshme publike për ta arritur qëllimin e tyre.
Z. Nowicki, Ombudspersoni i Kosovës, vlerësoi se problemi i invalidëve është i njejtë me situatën e pensionistëve, duke cekur se Ombudspersoni në të gjitha takimet me autoritetet më të larta të Kosovës regullisht e ka diskutuar këtë problem, dhe shtoi se Insitucioni i Ombudspersonit edhe në të ardhmën do ta theksojë publikisht seriozitetin e kësaj çështjeje dhe do të ndihmojë për ta arritur një zgjedhje të duhur.