OMBUDSPERSONI UDHETON PER NE SERBI PER TU TAKUAR ME REFUGJATET NGA KOSOVA
Z. Marek Antoni Nowicki Ombudspersoni i Kosovës, me zëvendësit e tij sot udhëtoi në Serbi për të vizituar refugjatët nga Kosova.
Gjatë kësaj vizite  pesë ditore të organizuar nga ana Këshillit për refugjatë të Norvegjisë me seli në Beograd, Ombudspersoni i Kosovës në vendet të ndryshme  si që janë Nish, Kralevë, Beograd dhe Novisad  do ti takoi  refugatët nga Kosova.
Qëllimi i kësaj vizite  është që Ombudspersoni i Kosovës më së afërmi të informohet për situatën, kushtet  dhe problemet e refugjatëve, si dhe të kontaktoi OJQ të ndryshme të cilët ndihmojnë ose miren me problemet e këtyre  njerzëve.
Ombudspersoni i Kosovës gjatë kësaj vizite, refugjatët do të  informoi mbi punën e insitutcionit, mundësitë për ti ndihmuar dhe si dhe procedurat të nevojëshme për të aplikuar.
Z. Nowicki gajtë qëndërimit në Beograd do ti takoi zyrtarët Jugosllave dhe Serbë, po ashtu Kryetarin e RFJ Vojisllav Koshtunica dhe Kryetarin e Qeverisë të Serbisë Zoran Gjingjiq.
Ombudspersoni i Kosovës po ashtu  do këtë rast të diskutoi edhe temat të ndryshëme të të ngritura nga ana e Qëndrës së Komitetit Koordinuese për Kosovë.