Pjesmarrja e Z. Novicki ne konferencen e Ombudsmaneve te Evropes

17/04/2002

Marek Antoni Nowicki Ombudsperoni i Kosovës, para disa ditësh mori pjesë në Konefrencën e Ombudspersonave të Evropës e cila u mbajtë më 22-24 maj 2002, në Krakow qytetin historik të Polonisë

Në këtë koneferencë të rëndësishëm të Ombudsmaneve evropian ku mernin pjesë mbi një qindë ombudsmanë, temë kryesore të diskutimit ishe roli i ombudsmaneve në ruajtjen e të drejtave të njeriut si dhe ombudsmanët nëështe takimin e Vilnius-it, të organizuar nga ana e Komisionit për të Drejtat e të Njeriut të Këshillit e Evropës dhe Zyrës së Ombudsmanit të Parlamentit të Lituanisë, temë diskutimi ishin –Roli i Ombudsmanit në funksionimin e regulltë të administartës, Roli i përditëshëm i Ombudsmanit në zotërimin e të Drejtave të Njeriut, Ombudsmani dhe Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në situatën e krizës si dhe Ombudsmani dhe e Drejta e Edukimit të Romëve.
Ombudsmanët pjesëmarrës nga vende të ndryshëm të Evropës prezentuan përvojat e tyre në mbrojtjën e të drejtave të njeriut.
Ombudspersoni i Kosovës Z. Marek Antoni Nowicki, në diksutimin e tij në lidhje me mbrojtjën e të drejtave të njeriut në situatën e krizës, nga pjesëmarrësit është përcjellë më vëmendje të madhe.
Insitucionet e Ombudsmanit në Evropë, përvojën si dhe rezultatet e punës të Ombudspersonit të Kosovës e vlersuan lart.
Takimi Vilnius-it po ashtu ka qenë një rastë i mirë për zhvillimin e bashkpunimit bilateral si dhe pregaditjën e programeve të përbashkëta, me institucionet të ngjashme të Evropës.
Ombudsmanët e Evropës në këtë takim, konfirmuan pozicionin e rëndësishëm të Ombudspersonit të Kosovës, mbrenda institucioneve nacionale për mbrojtjën e të drejtave të njeriut në Evropë.