Takimi i Ombudspersonit te Kosoves me Kryetarin e Kosoves
Ombudspersoni i Kosovës z. Nowicki në takim me kryetarin e Kosovës z. Ibrahim Rugova, informoi për planet e institucionit e Ombudspersonit në përmirsimin e të drejtave të njeriut në Kosovë si dhe pë
Z. Marek Antoni Nowicki Ombudspersoni i Kosovës dje (15.03.2002) takoi kryetarin e Kosovës z. Ibrahim Rugova, kryetarin e Qeverisë Bajram Rexhepi, si dhe kryeterin e grupit parlamentar të PDK-së z. JakupKrasniqi.
Ombudspersoni i Kosovës z. Nowicki në takim me kryetarin e Kosovës z. Ibrahim Rugova, informoi për planet e institucionit e Ombudspersonit në përmirsimin e të drejtave të njeriut në Kosovë si dhe për bashkëveprim në këtë sfer.
Ombudspersoni Kosovës po ashtu vizitoi edhe Kryeministrin e Kosovës Dr. Bajram Rexhepi. Në këtë takim z. Nowicki duke folur për rëndësinë e punës të Institucionit e Ombudspersonit të Kosovës, ka cekur se, sikur se punën e UNMIK-ut dhe komunave tash e tutje edhe punën e qeverisë të Kosovës, do ta monitorojn, por në raportet si dhe komentet të institucionit me karakter të kritikës në disa aspekte të fuqisë ekzekutive, qëllimi do jet të ndihmohën autroritetet.
Kryemenistri Rexhepi tregoi se qeveria do të jetë i gatshëm të bashkëpunoi dhe të diskutoi për qështjet të ndryshme të ngritura nga ana e Institucionit e Ombudspersonit.
Pas takimit Kryeminstri Rexhepi dhe Ombudspersoni z Nowicki, organizuan një brifing të përbashkët për gazetarë.
Z. Nowicki Omudspersoni i Kosovës në të njejtën ditë, pas kësaj vizite takoi edhe kryeterin e grupit parlamentar të PDK-së z. JakupKrasniqi. Në këtë takim konsultativë Ombudspersoni duke cekur intencat e institucionit që të vizitoi të gjitha grupet parlamentare, të diskutoi situatën momentale e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe perspektivat e përmirsimit si dhe rolin e tij në këtë lëmi.
Ombudspersoni tregoi interesimin e tijë për një bashkpunim më të afërt me parlamentin e Kosovës.