Takimi i Z. Novicki me shefin e grupit parlamentar te LDK-se
Ombudsperoni i Kosovës z. Marek Antoni Nowicki, takoi shefin e grupit parlamntarë të LDK´së z. Sabri Hamiti.
Në kuadër të kontakteve me parlamentarët të Kosovës, Ombudsperoni i Kosovës z. Marek Antoni Nowicki, sot takoi shefin e grupit parlamntarë të LDK´së z. Sabri Hamiti.
Ombudspersoni i Kosovës në këtë takim me kryetarin e grupit parlamantare të LDK´së ka diskutuar situatën momental të drejtave të njeriut në Kosovë si dhe rolin e Ombudspersonit në respektimin e këtyre të drejtave në Kosovë.
Për të pasur një bashkëpunim më efektiv Ombudspersoni i Kosovës z. Marek Antoni Nowicki, më parë ka vizituar Kryetarin e Parlamentit z. Nexhat Daci, si dhe liderët e partive kryesore në parlament, Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.