OMBUDSPERSONI KA LESHUAR KATER RAPORTE EX OFFICIO DREJTUAR PSSP-SE

30/01/2002

Lidhur me zhvillimin e hetimeve mbi nje numer te vrasjeve te kryera ne fillim te shkurtit 2000 ne pjesen veriore te Mitrovices

Ombudspersoni në Kosovë, z. Marek Antoni Nowicki, ka lëshuar dje Raportet mbi katër raste ex officio. Këto Reporte, të cilat të gjitha i janë adresuar z. Michael Steiner, Përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm, kanë të bëjnë me zhvillimin e hetimeve mbi një numër të vrasjeve të kryera në fillim të shkurtit 2000 në pjesën veriore të Mitrovicës.
Në secilin nga këto raste, Ombudspersoni gjeti shkelje të të drejtës për jetë të viktimave në bazë të asaj se autoritetet përgjegjëse kanë dështuar të zhvillojnë hetimet mbi këto krime në kohë të duhur dhe në mënyrë efektive. Për shembull, në disa prej rasteve, autoritetet kurrë nuk kanë marë deklarata nga të dyshuarit ose të tjerët të cilët janë identifikuar që kanë qenë prezent në vendin e krimit. Në disa raste tjera, sigurimi dhe dokumentimi i vendit të krimit ose hapa tjerë esencial hetimor janë vonuar dhe kurrë nuk është ndjekur asnjë drejtim i rëndësishëm kah kanë treguar dëshmitë.
Ombudspersoni rekomandoi që PSSP-ja, jo më vonë se më 1 mars 2002, do të duhej të sigurojë që autoritetet përgjegjëse të vazhdojnë hetimet e tyre mbi këto vrasje në kuptim të identifikimit dhe ndjekjes së suksesshme penale të autorëve të krimit.