About test
Posts by :
Avokati i Popullit publikoi Raportin përkitazi me mosnjohjen e gradës Master, për kualifikimet e fituara në fushën teknike, sipas sistemit të studimeve universitare pesë vjeçare, sipas sistemit të para Bolonjës
Avokati i Popullit, i ka përcjellë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Raportin A. nr. 533/2017, nëpërmjet të cilit rekomandohet plotësimi dhe riformulimi i nenit 5, të Udhëzimit Administrativ nr. 11 për Krahasueshmërinë dhe Barasvlerën e Diplomave dhe të Programeve Studimore […]
Avokati i Popullit publikoi Raportin lidhur me ndryshimin dhe plotësimin dispozitave ligjore për skemën e ndihmës sociale në Kosovë
Avokati i Popullit i ka përcjellë sot Kuvendit të Republikës së Kosovës, Raportin me rekomandime përkitazi mbi ndryshimin dhe plotësimin e nenit 4 të Ligjit nr. 04/l-096 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/15 për skemën e ndihmës sociale në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: neni 4 i Ligjit). Qëllimi i këtij raporti është […]
U shënua Dita Botërore e Popullsisë: “Planifikimi familjar është e drejtë njerëzore!”
Me rastin e 11 korrikut, Ditës Botërore të Popullsisë, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Zyra në Kosovë në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit – IAP, organizoi një tryezë me temën “Planifikimi familjar është e drejtë njerëzore!”. Në këtë tryezë znj. Ulrika Richardson – Koordinatore e UNFPA dhe Koordinatore për […]
Punëtoria “Unë jam NJERI dhe kam të DREJTA”
Avokati i Popullit, në bashkëpunim me Misionin e OSCE-së në Kosovë, filloi me ciklin e punëtorive “Unë jam NJERI dhe kam të DREJTA”. Punëtoria e parë është mbajtur në Prishtinë dhe do të vazhdojë në Komunën e Prizrenit, Gjakovës, Ferizajit, Mitrovicës, Pejës dhe Gjilanit. Qëllimi i punëtorisë është zgjerimi i njohurive dhe ngritja e vetëdijesimit […]






